përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Gottes Eifer. Vom Kampf der drei Monotheismen

Sloterdijk, Peter.

299 sloterdijk gottes eiferKonfliktet ndërmjet feve me prejardhje të përbashkët, pra feve abrahamike, po ushtrojnë sot një ndikim në një masë që deri tani ka qenë e panjohur. Peter Sloterdijk në këtë ese shtron fillimisht pyetjen se cilat kanë qenë rrethanat politiko-sociale dhe psikodinamike që kushtëzuan zhvillimin e monoteizmit. Monoteizmi hebre lindi si protestë ndaj politeizmit të kulturave të larta antike të egjiptianëve, hetiterëve dhe babilonasve. Ndërsa në hebraizëm feja mbeti brenda kufijve të një populli, krishterimi e shpalosi mesazhin e tij apostolik me një përmbajtje predikuese universale. Islamizmi e thelloi universalizmin ofensiv në një modus ushtarko-politik. Sot kërkohet prej këtyre tri feve që të orientohen drejt një bashkekzistence paqësore dhe dialogu.

Gottes Eifer. Vom Kampf der drei Monotheismen [Zell zoti. Mbi luftën e tre monoteizmave] nga Peter Sloterdijkut ka dalë në bosnjisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Nadežda Čačinovič nën titullin Božja revnost. O borbi triju monoteizama pranë Bosansko narodno pozorište, Zenica.

partner projektesh

traduki partners 2014 d