përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Kostić-Tomović, Jelena

.

kostic-tomovic jelenaDr. Jelena Kostić-Tomović (1973) studioi gjermanistikë në Beograd dhe Göttingen. Më pas mbrojti doktoratën pranë Fakultetit Filozofik Beograd (2007) në fushën e linguistikës gjermanistike dhe teorisë së përkthimit. Që prej vitit 1999 punon pranë Fakultetit Filozofik Beograd, ku më 2013 u emërua profesore për linguistikë gjermanistike. Krahas shumë punimeve shkencore, ajo ka publikuar më 2013 një studim monografik nën titullin „Wortbildung in der deutschen Gegenwartssprache“ (Tvorba reči u savremenom nemačkom jeziku). Më 2010 ajo u zgjodh presidente e shoqërisë Goethe të Beogradit dhe e ushtron këtë funksion edhe sot e kësaj dite. Prej vitit 2000 punon edhe si përkthyese nëpër konferenca dhe është anëtare e Shoqatës Serbe të Përkthyesve të Konferencave (ACIS/DSKPS). Përkthimet më të rëndësishme letrare: E. Jelinek Ljubavnice (Die Liebhaberinnen) dhe Bolest ili Moderne žene (Krankheit oder Moderne Frauen), B. Brecht Sofoklova Antigona (Die Antigone des Sophokles), F. Wedekind Lulu, M. von Mayenburg Vatreno lice (Feuergesicht) dhe Paraziti (Parasiten), R. Schimmelpfennig Push up 1-3, F. Richter Okovani ledom (Unter Eis).

partner projektesh

traduki partners 2014 d