përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Heldensuche. Die Geschichte des Soldaten, der nicht töten wollte

Martens, Michael.

306 martensNë mes të Luftës së Dytë Botërore, në qershor 1941, një ushtar gjerman refuzon të vrasë partizanët e kapur rob nga Vermahti në një qytet në afërsi të Beogradit, dhe ekzekutohet edhe vetë. Për këtë ngjarje ka dëshmitarë okularë dhe mbas luftës refuzuesi i urdhrit Josef Schulz shpallet në Jugosllavi Hero i Popullit. Por përse në Gjermani nuk di askush asgjë për këtë ngjarje kaq të veçantë? Martens rindërton historinë e pabesueshme që fillon me vrasjen e Schulzit dhe e ndjek atë përmes gjysmës së Evropës, në Vjenë, Berlin, Bruksel dhe deri në kohët e sotme. Në fund del se ngjarja nuk është aspak e vërtetë, por vetëm një mit.

Libri historik Heldensuche. Die Geschichte des Soldaten, der nicht töten wollte [Kërkim heronjsh. Historia e ushtarit që nuk donte të vriste] nga Michael Martens ka dalë në serbisht (fragment leximi) përkthyer nga Maja Anastasijević në bashkëpunim me Jana Mayer-Kristić nën titullin U potrazi za junakom. Priča o vojniku koji nije hteo da ubije pranë botimeve Clio, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d