përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Martens, Michael

.

martens michaelMichael Martens u lind më 1973 në Hamburg. Si nxënës ka bashkëpunuar me gazetat rajonale gjermano-veriore, pas maturës dhe një viti në Çikago, në periudhën 1995 deri  2000, nëpërmjet një projekti të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka punuar si redaktor për gazetat gjermano-ruse. Nga një vit në Bishkek (ku redaktonte  „Zeitung der Deutschen Kyrgyzstans“), në kryeqytetin e atëhershëm të Kazakistanit Almati dhe në Kiev, së fundi dy vjet pranë „St. Petersburgische Zeitung“, që është themeluar qysh më 1727. Udhëtime në Azinë Qendrore, Pakistan, Afganistan dhe në shumë rajone të Ukrainës dhe disa të Rusisë, prej nga ka raportuar për „Neue Zürcher Zeitung“ dhe F.A.Z. Më 2001 punësohet në redaksinë e lajmeve të Frankfurter Allgemeinen Zeitung dhe aty vazhdon të merret me ngjarjet në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura dhe Afganistan. Pas raportimit nga Afganistani gjatë luftës amerikane kundër talibanëve, në verë të vitit 2002 vijoi një ndryshim terreni: shtatë vjet me radhë Martens ka qenë korrespondent me qendër në Beograd, përgjegjës për raportimin nga Ballkani i pasluftës. Në verë 2009 ai kaloi në Stamboll.

partner projektesh

traduki partners 2014 d