përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Anastasijević, Maja

.

anastasijevic majaMaja Anastasijević, lindur më 1965 në Beograd, ka studiuar gjuhë-letërsi gjermane pranë fakultetit filozofik të qytetit të lindjes. Prej shtatorit 1986 deri më qershor 1987 ajo përfundoi një studim të pjesshëm në Departamentin e Gjermanistikës së Universitetit Humboldt të Berlinit. Mbas përfundimit të studimeve më 1988 ajo dha gjermanisht në Universitetin Popullor „Kolarac“ në Beograd dhe punoi më pas si përkthyese pranë Kompanisë Beogradase të Tregtisë së Brendshme dhe të jashtme „Zastavaimpex“. Sot ajo është përkthyese te gazeta e përditshme „Blic“ në Beograd.

Veç kësaj, ajo ka përkthyer libra dhe tekste me tematika të ndryshme. Ka përkthyer në kuadër të projektit „Literaturexpress 2000“ tregime autorësh të ndryshëm nga serbishtja në gjermanisht dhe anasjelltas. Në kuadër të bashkëpunimit të saj të gjatë me shtëpinë botuese „Clio“, ka përkthyer disa libra nga fusha të ndryshme, ndër të tjera edhe „Die neun Träume des Dschingis Khan“  nga Galsan Chinag dhe „Offenes Tor nach Osten: Europas große Chance“ të Erhard Busekut.

partner projektesh

traduki partners 2014 d