përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Geschichte der Schweiz

Maissen, Thomas.

279 maissen geschichteMe librin e tij kompakt Geschichte der Schweiz historiani i njohur zviceran Thomas Maissen sjell një prezantim të strukturuar e të pritur prej shumë kohësh. Falë rezultateve të hulumtimeve më të fundit dhe stilit të rrjedhshëm ai përshkruan krijimin e Konfederatës Zvicerane, vazhdimësinë e saj të jashtëzakonshme, por edhe thyerjet e shumta deri në të kaluarën më të re. Interpretimi i historisë së Zvicrës është debatuar shumë në vitet e fundit brenda vendit, por edhe së jashtmi është parë me sy kritik. Kush dëshiron t’i njohë informacionet kryesore sipas stadit të dijeve të sotme, do t’i gjejë ato këtu. I shkruar në mënyrë të kuptueshme, ky libër na sjell një pamje të përgjithshme që analizon historikisht rendin e sotëm politik të Zvicrës, vështirësitë dhe shanset e tij.

Libri tematik Geschichte der Schweiz i Thomas Maissenit  ka dalë në shqip (sprovë për lexim) përkthyer nga Genc Lafe nën titullin Historia e Zvicrës pranë botimeve Dituria, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d