përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Maissen, Thomas

.

maissen thomasThomas Maissen u lind më 1962 në Cyrih. Prej vitit 1981 deri më 1989 studioi histori, latinisht dhe filozofi në Universitetin e Bazelit, në Romë dhe Gjenevë. Në vitin 1993  mbrojti doktoratën te Hans Rudolf Guggisbergu në Bazel me temë: E kaluara franceze te autorët italianë të shekujve 15 dhe 16. Prej vitit 1993 deri më 1995 ka qenë asistent shkencor në Universitetin e Potsdamit,  prej vitit 1996 deri më 2004 bashkëpunëtor i Neuen Zürcher Zeitung për analiza historike. Më 2002 fitoi titullin e docentit universitar pranë Universitetit të Cyrihut.Prej vitit 2002 deri më 2004 Maissen ka qenë profesor në Universitetin e Luzernës si përfitues i një burse hulumtuese të Fondit Nacional të Zvicrës.

Prej semestrit dimëror 2004/05 ai jep mësim si profesor i rregullt  për histori të kohës së re me profil fillimet e kohës së re pranë Universitetit të Heidelbergut. Maissen është prej vitit 2007 anëtar i Akademisë së Shkencave të Heidelbergut. Në vitin 2009 ka qenë profesor mysafir në EHESS në Paris, më 2010 „Visiting Fellow“ pranë Institute for Advanced Study në Princeton, New Jersey. Në profilin e tij shkencor hyjnë historia e historiografisë, historia e mendimit politik, historia e mendësisë, imazhet historike, historia e Zvicrës, si dhe historia e arsimit dhe shkollës. Prej 1 shtatorit 2013 ai drejton Institutin e Historisë Gjermane në Paris (DHIP).

partner projektesh

traduki partners 2014 d