përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Der Schein der Person: Steckbrief, Ausweis und Kontrolle im Mittelalter

Groebner, Valentin.

276 groebner der schein der personSi identifikoheshin njerëzit në kohërat kur nuk kishte fotografi, shenja policore e analiza  DNA-je? Si përshkruheshin ata në mënyrë që t’i njihnin të tjerët që nuk i kishin parë ndonjëherë? „Profil” dhe „pasaportë“ janë terma që kanë ekzistuar që në mesjetë. Ky libër bën fjalë për historinë e tyre, për karakteristikat dhe portretet, për dokumentet dhe falsifikimet. Dokumentet që sot na dëshmojnë se kush jemi e kanë zanafillën në mesjetë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës: historia e dokumenteve të identitetit, e përshkrimit të personave dhe e letërnjoftimeve na kthen në epokën ndërmjet shekujve 13 dhe 17. Nga dokumentet e udhëtimit dhe vulat, shenjat e identifikimit dhe portretet, mes zejtarësh shëtitës, sharlatanësh dhe ciganësh u zhvilluan ato sisteme regjistrimi që dëshmojnë emrin dhe identitetin e një personi zyrtarisht dhe me letër.

 Libri tematik Der Schein der Person: Steckbrief, Ausweis und Kontrolle im Mittelalter  [Pamja e personit: profil, letërnjoftim dhe kontroll në mesjetë] i Valentin Groebnerit ka dalë në serbisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Meral Tarar-Tutuš nën titullin Potvrda ličnosti: poternica, lična isprava i kontrola u srednjovekovnoj Evropi  pranë Karpos, Loznica.

partner projektesh

traduki partners 2014 d