përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Das Selbstbestimmungsrecht der Völker

Fisch, Jörg.

297 fisch pravo narodaE lindur si përgjigje ndaj nacionalizmit dhe antikolonializmit, e drejta e vetëvendosjes së popujve pretendon t’i vërë marrëdhëniet ndërkombëtare mbi një bazë pa sundim. Lëndë eksplozive përmban sidomos e drejta e shkëputjes që rrjedh prej saj. Lind pyetja: kush e përcakton se çfarë është një popull? Këtu krijohet shumë shpejt një përplasje me realitetin e pushtetar dhe ideja del si një iluzion i rrezikshëm që të fton për keqpërdorim, me domestikimin e të cilit merret edhe sot e kësaj dite e drejta ndërkombëtare. Sepse jo vetëm Adolf Hitler diti ta instrumentalizonte mjeshtërisht këtë koncept për synimet e tij. Në një kombinim sovran mes historisë së terminologjisë, politikës dhe kulturës, Jörg Fisch përshkon historinë botërore duke na sjellë një analizë të qartë dhe të mirformuluar të kësaj ideje të shekullit të 19të që vazhdon të ushtrojë ndikim të jashtëzakonshëm deri në ditën sotme.

Das Selbstbestimmungsrecht der Völker. Die Domestizierung einer Illusion [E drejta e vetëvendosjes së popujve. Domestikimi i një iluzioni nga Jörg Fisch ka dalë në serbisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Slobodan Damnjanović nën titullin Pravo na samoopredeljenje. Obuzdavanje jedne iluzije pranë botimeve Albatros plus, Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d