përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Anatomie im Zimmer

Hrastelj, Stanka.

286 Hrastelj naslovnicaNjë vajzë i mban të fshehura duart, sepse nuk do që shoku i vet t’i shohë të çjerrat, të çjerrat që ia ka bërë macja teksa e mbyste. Dy adoleshentë, të shtyrë nga dëshpërimi dhe kureshtia, presin damarët: vetëm për të parë se sa i madh është pellgu i gjakut. Bota e fshatit në poezitë e Stanka Hrasteljit është e ngushtë, provinciale, familjare dhe me struktura të përgjakshme. Por vështrimi mbi fshatin dhe familjen nuk janë kurrë naivë ose denoncues. Përkundrazi, poezitë e Stanka Hrasteljit karakterizohen nga një kthjelltësi e jashtëzakonshme, pa sentimentalizma, por me humor. Me këtë vëllim poezish të përzgjedhura nga vetë autorja poezitë e Stanka Hrasteljit u paraqiten lexuesve për herë të parë në gjermanisht.

Vëllimi me poezi Anatomie im Zimmer [Anatomi në dhomë] i Stanka Hrasteljit (sprovë për lexim) ka dalë në serinë poetike tradukita poezio pranë botimeve Edition Korrespondenzen, Vjenë. Nga sllovenishtja e ka përkthyer Daniela Kocmut.

Recensime: Fixpoetry, Fixpoetry

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d