përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Hrastelj, Stanka

.

hrastelj stanka by bostjan puceljStanka Hrastelj, lindur më 1975 në Brežice, jeton si poete dhe përkthyese në Krško. Deri më tani i janë botuar dy vëllimet me poezi, Nizki toni (2005), për të cilin ajo fitoi çmimin për debutimin më të mirë, dhe Gospod, nekaj imamo za vas (2009). Romani i saj i parë Igranje doli më 2012 pranë botimeve Mladinska knjiga. Dorëshkrimi i romanit fitoi konkursin e shtëpisë botuese Mladinska knjiga si vepra më e mirë e pabotuar e vitit 2012. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë botuar në antologji të ndryshme.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d