përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Kocmut, Daniela

.

kocmut daniela by lichtbildnerei© LichtbildnereiDaniela Kocmut, lindur më 1980 në Maribor, pas vitit 1991 jetoi në Hermagor/Šmohor, në Kärnten/Koroška. Ka studiuar për shkenca translacioni (sllovenisht, anglisht) në Graz dhe Dublin. Prej vitit 1999 jeton në Graz, ku punon si përkthyese dhe mësuese gjuhe. Veç kësaj, ajo është moderatore dhe përkthyese aktivitetesh letrare dhe prej vitit 2013 drejton punishten e projektit ndërkombëtar të përkthimeve "TransStar Europa". Daniela Kocmut ka marrë disa bursa përkthimesh, ndër to bursën e përkthimit të Ministrisë Federale për Arsim, Art dhe Kulturë të Austrisë për vitin 2009, si dhe çmimin e përkthimit të po kësaj ministrie për vitin 2013 dhe është anëtare e re e Universitas Austria. Përveç veprimtarisë së saj përkthyese, ajo shkruan edhe vetë poezi në sllovenisht dhe gjermanisht. Botimet e deritanishme: Auf dem Sternenteppich (Maribor, 2010), LICHTUNGEN 135/2013, zwiesprachig (Leykam 2013).

partner projektesh

traduki partners 2014 d