përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Danțiș, Gabriela

.

dantis gabrielaGabriela Danțiș, lindur më 1947 në Bukuresht, ka studiuar gjuhë-letërsi rumune në Universitetin e  Bukureshtit (1965-1970), ku në vitin 1999 mbrojti titullin e doktores së shkencave me një disertacion për poezinë bukolike rumune. Prej vitit 1970 deri më 2005 ka punuar si redaktore pranë shtëpive botuese Univers dhe Polirom. Prej vitit 2005 e këtej punon në Institutin e Shkencës së Letërsisë dhe Historisë së Letërsisë pranë Akademisë Rumune, ku ka marrë pjesë në projekte si Enciklopedia e Përgjithshme e Letërsisë Rumune (Vëllimet. I-VII, 2004-2009, Çmimi Akademik i Rumanisë) dhe Enciklopedia e letërsisë rumune (I-II, 2012). Ajo është edhe editore e një enciklopedie për shkrimtarë të huaj si dhe autore e disa punimeve shkencore. Nga gjermanishtja ka përkthyer romane nga autorë si Theodor Fontane, Christa Wolf (Medea), Thomas Bernhard (Alte Meister, Auslöschung), libra tematikë si dhe ese (ndër të tjera C.G. Jung: Über das Phänomen des Geistes in Kunst und Wissenschaft dhe Joachim Köhler: Friedrich Nietzsche & Cosima Wagner). Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Rumunë dhe titullare e urdhrit rumun për “Merita Kulturore” (2009).

partner projektesh

traduki partners 2014 d