përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Molitveni dah

Cvetkoski, Branko.

293 cvetkoski molitveni dahMe këtë përzgjedhje nga vëllimet e tij, shkrimtari maqedonas Branko Cvetkoski botohet për herë të parë i përkthyer në kroatisht. Në tablotë dhe vargjet lirike të tij ndërlidhen natyra, mistika, përvoja dhe mençuria, ku lutja merr një rëndësi të veçantë – vetëm ajo lidh qiellin me tokën, të dukshmen me të padukshmen, realen me jorealen. Gjithçka biblike dhe joreale gjen një jehonë, një vazhdim në reale. Asgjë nuk përfundon brenda kufijve të natyrshëm të saj.

Përzgjedhja me poezi Molitveni dah [Duhmë lutjesh] nga Branko Cvetkoski ka dalë pranë botimeve Fidipid, Zagreb. Atë e kanë zgjedhur dhe përkthyer nga maqedonishtja në kroatisht  (sprovë për lexim) Borislav Pavlovski dhe Diana Burazer.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d