përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Cvetkoski, Branko

.

cvetkoski brankoBranko Cvetkoski, lindur më 1954 në Sllatinë (Maqedoni), ka studiuar për filologji në Shkup. Ai ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor për disa revista dhe shtëpi botuese të Maqedonisë, ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar dhe është bashkëthemelues i Fondacionit për Letërsinë „Balkanika“. Aktualisht ai drejton bibliotekën „Brakja Miladinovci” në Shkup. Branko Cvetkoski është anëtar i Qendrës P.E.N., i Shoqatës së Shkrimtarëve Maqedonas dhe anëtar nderi i Bashkimit të Shkrimtarëve Bullgarë. Ai ka publikuar shumë vëllime me poezi, kritika dhe ese dhe ka marrë shumë çmime. Librat e tij janë përkthyer në 15 gjuhë. Ai vetë ka përkthyer rreth 30 libra nga serbishtja, bullgarishtja, kroatishtja dhe rusishtja.

partner projektesh

traduki partners 2014 d