përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Gnosis und Christentum

Markschies, Christoph.

291 markschies gnosisGnoza është deri në ditët e sotme një nga format më tërheqëse fetare. Por edhe mbetet ende e diskutueshme çështja se si është zhvilluar ajo në antikitet. Christoph Markschies parashtron në këtë vëllim disa nga studimet popullarizuese të tij më të fundit. Në to ai merret ndër të tjera me çështjen qendrore se çfarë funksioni kanë rrëfimet e mëdha mitologjike në tekstet gnostike, përse gnostikët përdornin libra me ilustrime dhe se çfarë i ka tërhequr dhe vazhdon t’i tërheqë filozofët e fesë te kjo lëvizje. Markschies kupton me gnozë një përpjekje të parë për krijimin e një filozofie krishterimi që pat dështuar për shkak të problemeve sistematike nga brenda, por që diti ta inskenonte atë dështim aq madhërisht saqë si fe arriti të korrë një sukses të jashtëzakonshëm, madje deri më sot.

Gnosis und Christentum [Gnoza dhe krishterimi] nga Christoph Markschies ka dalë në kroatisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Alen Kristić nën titullin Gnoza i kršćanstvo pranë botimeve Ex Libris, Rijeka.

Recension: zarez.hr

partner projektesh

traduki partners 2014 d