përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kristić, Alen

.

kristic alenAlen Kristić, i lindur më 1977 në Sarajevë, është magjistër teologjie dhe bashkëthemelues i revistës ndërkombëtare teologjike Concilium në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ai punon si redaktor për këtë revistë si dhe për revistën për kulturë politike dhe çështje shoqërore Status nga Mostari dhe revistën Bobovac nga Vareši. Në fokus të punës së tij shkencore hyjnë potenciali paqësor i feve, etika botërore, dialogu ndërmjet krishterimit dhe botës islame, teologjia politike, ndërtimi i fesë mbi rrënojat e socializmit, roli i gruas në sferën e religjiozitetit dhe teologjia e çlirimit. Alen Kristić ka botuar disa libra shkencorë dhe përkthen nga gjermanishtja dhe anglishtja. Ndër përkthimet e tij numërohen Ethik nga Dietrich Bonhoeffer dhe Gnosis und Christentum nga Christoph Markschies.

partner projektesh

traduki partners 2014 d