përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Bieri, Peter

.

bieri peter© Peter HassiepenPeter Bieri, i lindur më 1944 në Bernë, ka studiuar për indologji, anglistikë, filozofi dhe greqisht në Londër dhe Heidelberg. Mbas përfundimit të doktoratës, më 1971, dhe vizitave studimore në Berkeley dhe Harvard (1973-1975), më 1981 ai u bë docent universiteti në Heidelberg. Deri më 1993 ka dhënë mësim ndër të tjera në Hamburg, Heidelberg, Berlin, Bielefeld dhe Marburg. Që nga viti 1993 është profesor për filozofi në Universitetin e Lirë të Berlinit. Krahas shumë punimeve shkencore, në të cilat trajton filozofinë e intelektit, të njohjes dhe të gjuhës, ai ka publikuar disa romane, nën pseudonimin Pascal Mercier. Më 2004 arriti të bëhej autor i një bestselleri letrar me librin Nachtzug nach Lissabon [Treni i natës për në Lisbonë].

partner projektesh

traduki partners 2014 d