përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Căpățână, Oana-Nora

.

capatana oana-noraOana-Nora Căpățână u lind më 1968 në Craiova (Rumani). Studioi gjermanistikë dhe anglistikë në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë së Huaj të Bukureshtit dhe në fillim ka qenë mësuese e gjermanishtes dhe anglishtes në vendin e lindjes. Më 1992 ajo shkoi të jetonte në Sibiu/Hermannstadt, ku prej vitit 1994 jep mësim në Fakultetin e Filologjisë dhe Arteve Skenike të universitetit “Lucian Blaga”. Më 2005 ajo shkroi doktoratën me temë për disa aspekte të përkthimit të komikes letrare nga gjermanishtja në rumanisht. Krahas artikujve gjuhësorë dhe atyre me kritika përkthimesh,  Oana-Nora Căpățână ka publikuar edhe përkthime nga gjermanishtja dhe anglishtja. Nga gjermanishtja ajo deri tani ka përkthyer ndër të tjera vepra nga Erich Maria Remarque dhe Karin Michaelis si dhe nga rumanishtja në gjermanisht autorë si Walther Gottfried Seidner dhe Joachim Wittstock. Projekti i saj më i fundi me përkthime ishte më 2013 romani i Eugen Ruges In Zeiten des abnehmenden Lichts.

partner projektesh

traduki partners 2014 d