përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Zur falschen Zeit

Sulzer, Alain Claude.

282 sulzerËshtë ora që mban i ati te kyçi i dorës çka i intereson atij papritur e për shkaqe të pashpjegueshme. Për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë fotografia në të cilën i ati e mban këtë orë kishte ndenjur në një raft të dhomës së tij, pa i kushtuar njeri shumë vëmendje. Ai nuk e pat njohur krijuesin e tij, mamaja rrëfente pa dëshirë për të. Por tani që është 17 vjeç bëhet kureshtar. Është fotografia e një fotografi profesionist, por ora është shtatë e një çerek. Cili është ky fotograf profesionist që bën fotografi në këtë orë? Pa ia kumtuar as së ëmës e as njerkut planet e tij, merr të gjitha paratë nga kontoja, lë një letër të shkurtër ndarjeje dhe merr udhën për Paris. Aty bie në gjurmët e historisë së vërtetë të të atit. Një histori që e bën t’i dridhet toka nën këmbë. Një roman i madh për dashurin dhe tradhtinë dhe pashmangshmërinë e fatit.

Romani Zur falschen Zeit [Në kohën e gabuar] i Alain Claude Sulzerit ka dalë në bullgarisht (sprovë leximi) përkthyer nga Vladko Murdarov nën titullin В неподходящо време te shtëpia botuese Black Flamingo Publishing, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d