përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Scoradeţ, Victor

.

scoradet victorVictor Scoradeţ, lindur më 1953 në Rumani, studioi gjermanistikë në universitetin e Bukureshtit. Mbas përfundimit të studimeve ai punoi në fillim si mësues gjermanishteje  dhe më pas për gazeta dhe revista të ndryshme (sekretar redaksie i së përditshmes Neuer Weg, redaktor i revistës së përmuajshme Neue Literatur dhe kritik teatri i revistës kulturore Contemporanul – Ideea europeana). Në disa gazeta ditore dhe javore ai ka publikuar kritika teatrore dhe ese. Sot Victor Scoradeţ punon si përkthyes dhe regjisor  teatri dhe është drejtor artistik i Teatrul Arca në Bukuresht, të cilin ai e themeloi më 2004. Ndër përkthimet e tij numërohen shumë pjesë teatrore dhe vepra prozaike autorësh me emër si Bertolt Brecht, Thomas Bernhard, Friedrich Nietzsche, Günter Grass etj. Më 2014 Victor Scoradeţi u nderua me Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë. Çmime të tjera: Çmimi i Shoqatës Teatrore të Rumanisë për kritikë teatri (1994), Medalja Goethe (2009).

partner projektesh

traduki partners 2014 d