përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Meyer, Clemens

.

meyer_clemens
© juergen-bauer.com
Clemens Meyer, i lindur më 1977 në Halle, u rrit në Leipzig ku studioi pranë Institutit Gjerman të Letërsisë. Studimet i financoi duke punuar si roje, hamall moblijesh dhe shofer piruni. Nëpërmjet bursash mundi të punojë me romanin e vet të parë Als wir träumten (Kur ëndërronim), për të cilin mori Çmimin letrar Rheingau, bursën e Markeve për letërsi, çmimin nxitës për çmimin Lessing si dhe çmimin Mara-Cassens. Më 2008 u nderua me çmimin e Panairit të Leipzigut për librin Die Nacht, die Lichter (Nata, dritat). Një përshtatje e këtij libri tregimesh u shfaq për herë të parë më 2010 në Teatrin Qendror të Leipzigut. Po në vitin 2010 u botua libri i tij i tretë nën titullin Gewalten (Dhuna).Clemens Meyer jeton në Leipzig.

partner projektesh

traduki partners 2014 d