përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Teodorovici, Lucian Dan

.

teodorovici dan by cato lein© Cato LeinLucian Dan Teodorovici, lindur më 1975, është shkrimtar, gazetar dhe redaktor rumun. Prej vitit 2002 deri më 2006 ai ka qenë kryeredaktor pranë botimeve Polirom, ku sot koordinon serinë "Ego. Prose". Veç kësaj ai punon si redaktor drejtues i revistës së përjavshme Suplimentul de cultură. Krahas shumë librave Lucian Dan Teodorovici ka botuar edhe artikuj të shumtë nëpër revista kulturore, si në Rumani ashtu edhe jashtë kufijve të vendit. Tekstet e tij kanë dalë ndër të tjera në revistat e gazetat: Au sud de l’Est (Paris), Transcript, The Guardian (Londër), Lampa (Varshavë), Magyar Lettre Internationale (Budapest) dhe Absinthe: New European Writing (ShBA).

http://www.teodorovici.ro

partner projektesh

traduki partners 2014 d