përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Veliki predjeli, kratke sjene

Maković, Zvonko.

259 makovic„Në poezinë e tij (e Zvonko Makovićit) përshkruhen fragmente nga realiteti, ku sende dhe persona përmenden me emër dhe e përditshmja jepet në mënyrë fotografike dhe dekonstruktohet. Identiteti shpërbëhet dhe pasqyrohet në deziluzionin e tij. Vetëdija e përvojës nuk i ravijëzon ndodhitë reale nëpërmjet metaforave. Makovići është një autor postmodern që dyshon sesi një poet mund të transportojë përvoja intensive personale. Ndryshe nga autorët e brezit të tij, ai shkruan vetëm se si bota e ka humbur pafajësinë e saj, se si sende e gjallesa e kanë humbur emrin e tyre të natyrshëm dhe që meritojnë në të vërtetë. Nënshtrim estetik dhe deziluzionim etik flet nga poezia e thjeshtë e Maković-it.“ (Festivali i poezisë Berlin)

Vëllimi me poezi Veliki predjeli, kratke sjene [Sipërfaqe të mëdha, hije të vogla] i Zvonko Maković-it ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Nikola Madžirov nën titullin Агрегатна состојба pranë botimeve Antolog, Shkup.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d