Veliki predjeli, kratke sjene
„Në poezinë e tij (e Zvonko Makovićit) përshkruhen fragmente nga realiteti, ku sende dhe persona përmenden me emër dhe e përditshmja jepet në mënyrë fotografike dhe dekonstruktohet. Identiteti shpërbëhet dhe pasqyrohet në deziluzionin e tij. Vetëdija e përvojës nuk i ravijëzon ndodhitë reale nëpërmjet metaforave. Makovići është një autor postmodern që dyshon sesi një poet mund të transportojë përvoja intensive personale. Ndryshe nga autorët e brezit të tij, ai shkruan vetëm se si bota e ka humbur pafajësinë e saj, se si sende e gjallesa e kanë humbur emrin e tyre të natyrshëm dhe që meritojnë në të vërtetë. Nënshtrim estetik dhe deziluzionim etik flet nga poezia e thjeshtë e Maković-it.“ (Festivali i poezisë Berlin)
Vëllimi me poezi Veliki predjeli, kratke sjene [Sipërfaqe të mëdha, hije të vogla] i Zvonko Maković-it ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Nikola Madžirov nën titullin Агрегатна состојба pranë botimeve Antolog, Shkup.