përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Засипнат глас

Lompar, Mladen.

258 lomparVëllimi përfshin një përzgjedhje me poezi nga periudha e 1969es deri më 2012, të cilat vetë autori i ka përzgjedhur për përkthimin në maqedonisht. Janë poezi që ai i ka për zemër, por që ofrojnë edhe një prerje tërthore reprezentative të krijimtarisë së tij. Ato pra mund të lexohen si një lloj përmbledhjeje e prodhimit të tij të deritanishëm poetik. Në vëllim ato nuk janë vënë në mënyrë kronologjike, në radhitjen e tyre autori më shumë është nisur nga kritere përmbajtjesore dhe estetike.

Vëllimi me lirika Засипнат глас [Zë i ashpër] i Mladen Lompar-it ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Igor Isakovski pranë botimeve Blesok, Shkup.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d