përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Acevska, Vesna

.

acevska vesnaVesna Acevska u lind më 1952 në Shkup, Maqedoni. Më 2009 ajo mori çmimin më të rëndësishëm maqedonas për poezi „Vëllezërit Miladinov“. Ajo vlerësohet nga kritika letrare vendase. Kështu për shembull, Katica Kjulavkova, vetë poete, studiuese letërsie dhe anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e çmon poezinë e saj si një “shembull paradigmatik i poezisë më të mirë maqedonase”. Veç si poete, Vesna Acevska vepron edhe si autore librash për fëmijë dhe si përkthyese. Për përkthimin e Kalevalës finlandeze ajo mori çmimin maqedonas Grigor Prličev dhe një çmim të shoqatës “Kalevala” në Finlandë. Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë, kryesisht ballkanase.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d