përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Totem und Tabu

Freud, Sigmund.

260 freudVepra e parë kulturore-teorike e Freudit ku ai bën analogji mes kategorive psikopatologjike dhe etnologjike dhe nxjerr në pah “disa të përbashkëta në jetën shpirtërore të të egërve dhe neurotikëve”. Sa ishte gjallë, ky libër ishte një nga tekstet më të preferuara të autorit dhe Thomas Manni e ka cilësuar si “një kryevepër që u afrohet të gjithë shembujve të mëdhenj të eseistikes gjermane e që bën pjesë në to”. Në esenë e katërt Freudi shpalos një teori të guximshme spekulative për gjenezën e kulturës, ku ai lindjen e ndjenjës së fajit dhe tabusë së incestit e shpjegon me ngjarje traumatike në familjen prehistorike: vrasjen e atit primitiv nga hordhia e vëllezërve.

Totem und Tabu. Einige Übereinstimmungen im Seelenleben der Wilden und der Neurotiker (titulli i përkthimit shqip: Totem dhe tabu) i Sigmund Freud-it ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Svetla Marinova nën titullin Тотем и табу. Някои сходства в психичния живот на диваците и невротиците [1912-1913] pranë botimeve Critique & Humanism – KX, Sofje.

partner projektesh

traduki partners 2014 d