përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Marinova, Svetla

.

marinova svetlaSvetla Marinova, e lindur më 1964, studioi sociologji në universitetin "Sv. Kl. Ochridski" në Sofje. Mbas përfundimit të studimit pasuniversitar për sociologji kulture, po në  Sofje, ajo mori një bursë doktorate në Berlin dhe në vitin 1997 mbrojti aty titullin. Që prej vitit 1999 ajo jep mësim në universitetin e vendlindjes së saj, atë të Sofjes, dhe është e angazhuar në shumë projekte kërkimore. Shumë herë ajo ka bërë vizita studimore në Berlin dhe qytete të tjera të Gjermanisë. Svetla Marinova publikon monografi, studime dhe artikuj dhe përkthen literaturë shkencore nga gjermanishtja në bullgarisht. Ndër përkthimet e saj numërohen vepra nga Sigmund Freudi, Ulrich Becku, Walter Benjamini, Norbert Eliasi dhe Elisabeth Strökeri.

partner projektesh

traduki partners 2014 d