Risikogesellschaft
"Ky shekull nuk ka qenë i varfër për nga katastrofat historike: dy luftëra botërore, Ausschwitzi, Nagasaki, pastaj Harrisburgu dhe Bhopali, e tani Çernobili. Kjo na detyron të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve dhe na mpreh vështrimin ndaj karakteristikave historike. Gjithë vuajtja, gjithë mjerimi, gjithë dhuna që njerëzit u kanë shkaktuar njerëzve deri tani ka njohur vetëm kategorinë “të tjerët” – hebrenjtë, të zinjtë, gratë, azilantët, disidentët, komunistët etj.”
Risikogesellschaft. Auf dem Weg in eine andere Moderne [Shoqëria e rrezikut: Rrugës drejt një moderneje tjetër] i Ulrich Beckut ka dalë në bullgarisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Svetla Marinova nën titullin Рисковото общество. По пътя към една друга модерност pranë botimeve Critique & Humanism – KX, Sofje.