përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die Habenichtse

Hacker, Katharina.

245 hackerIzabela dhe Jakobi ritakohen më 11 shtator 2001 pas disa vitesh në një party në Berlin. Ata bien në dashuri me njëri-tjetrin, martohen dhe u del një mundësi për t’u shpërngulur në Londër. Ata të dy kanë gjithçka, për të cilën ka nevojë një çift i ri i suksesshëm – e prapëseprapë janë duarbosh. Të përmallur dhe të hutuar ata shohin se si po u del jeta përdorësh. Jakobi është i mahnitur pas shefit të tij, Izabela pas Xhimit, trafikantit të drogës. Rrymat nëntokësore të dashurisë dhe dhunës bëhen të ndjeshme, dhe fëmija fqinj Sara bëhet viktimë e tyre.

Se si ndërhyjnë ngjarjet botërore në jetën e tyre, se si ndeshet në këtë mes paaftësia për të marrë vendime ose për të pasur dhembshuri, me mallin për përvoja ekzistenciale, këtë gjë tregon mjeshtërisht Katharina Hacker në romanin e saj. Ajo rrëfen historinë e njerëzve në mesin e të tridhjetave, që i kanë të gjitha mundësitë dhe liritë e veprimit, por që nuk janë në gjendje të shpëtojnë nga e keqja as veten e as njerëzit në rrethin e tyre.

Romani Die Habenichtse i Katharina Hackerit ka dalë në shqip (sprovë për lexim), përkthyer nga Elda Boriçi, nën titullin Mjeranët, te shtëpia botuese Besa, Tiranë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d