përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Benjamin, Walter

.

benjamin_walterWalter Benjamin, i lindur më 1892 në Berlin, ishte një filozof, kritik letrar dhe përkthyes i rëndësishëm. Studioi filozofi në Freiburg, Mynih dhe Berlin si dhe letërsi gjermane dhe psikologji. Më 1919 mbrojti doktoratën në Bern me temën „Begriff der Kunstkritik in der deutschen Romantik“ (Nocioni i kritikës së artit në romantikën gjermane). Prej 1920 më 1933 jetoi dhe punoi si shkrimtar i lirë në Berlin. Gjatë kësaj kohe u botuan eseja e tij Goethes Wahlverwandtschaften (Valencat e Goethes, 1924) dhe librat Einbahnstraße (Rrugë njëdrejtimshe) dhe Ursprung des deutschen Trauerspiels (Origjina e tragjedisë gjermane 1928). Më 1933 emigroi në Paris ku vazhdoi punën e tij si shkrimtar në mërgim. Më 1940 u përpoq të arratisej për në SHBA dhe kreu vetëvrasje në Portbou të Spanjës, kur po i kanosej dorëzimi te gjermanët.

partner projektesh

traduki partners 2014 d