përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Johnson, Uwe

.

johnson uwe by bundesarchiv© BundesarchivUwe Johnson u lind më 1934 në Kammin (Pomerani), në Kamien Pomorskin e sotëm, dhe vdiq më 1984 në Sheerness-on-Sea. Më 1945 ai, së bashku me të motrën, u arratis fillimisht në Recknic, pastaj në Gystrov të Mecklenburgut. Më 1953 ai u regjistrua në Universitetin e Lajpcigut në degën e gjermanistikës. Që kur ishte student filloi me shënimet e para për romanin Ingrid Babendererde. Reifeprüfung, 1953. Ua ofroi atë më 1956 shtëpive të ndryshme botuese të RDGJ-së, por ato ia refuzuan botimin. Më 1957 edhe Peter Suhrkampi e refuzoi botimin. Romani u botua veç pas vdekjes së Uwe Johnsonit. Romani i parë i publikuar nga Uwe Johnsoni është Mutmaßungen über Jakob. Nga vitet 1966-1968 e këtej Uwe Johnsoni jetonte në New York. Aty ai shkroi Jahrestage. Aus dem Leben von Gesine Cresspahl. „Dërgesa“ e parë e tij doli më 1970. Pjesët dy dhe tre pasuan në vitet 1971 dhe 1973. Më 1974 Uwe Johnson shkoi në Sheerness-on-Sea, në kontenë Kent, në Angli. Aty ai filloi të vuante nga një bllokadë të shkruarit, prandaj edhe pjesa e fundit e Jahrestage mundi të dilte vetëm më 1983. Më 1979 Uwe Johnson u bë docent mysafir për poetikë në Universitetin “Johann Wolfgang Goethe” të Frankfurtit. Një vit më pas dolën leksionet e tij nën titullin Begleitumstände. Trashëgimia e tij gjendet në arkivin “Uwe Johnson” të Universitetit të Frankfurtit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d