përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Omari, Donika

.

omari donikaDonika Omari u lind më 1936 në Tiranë, ku jeton edhe sot. Ajo ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe punon si publiciste dhe përkthyese nga italishtja dhe frëngjishtja. Ajo ka përkthyer në shqip për shembull G. de Maupassant, M. Pagnol, F. Mauriac, G. de Nerval, N. Sarraute, A. Maalouf, U. Eco, N. Ginsburg, V. Brancati etc. Për përkthimin e romanit të Umberto Ecos Emri i Trëndafilit ajo u vlerësua më 1997 me çmimin ndërkombëtar të përkthimeve të ministrisë së jashtme italiane. Krahas librit Kulturë e ndërprerë (Tiranë 2009) ajo ka botuar një numër të madh esesh dhe artikujsh me tema letrare dhe kulturore dhe ka përgatitur për botim antologji me përralla shqipe e poezi italiane të shekullit të 20-të. Donika Omari drejton shtëpinë botuese “Elena Gjika” që është krijuar më 1992 e që në vitin 2008 u nderua në Itali me çmimin Fraternità – Città de Benevento.

partner projektesh

traduki partners 2014 d