përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Wenn es ein Glück ist

Muschg, Adolf.

240 muschgTregimet me dashuri janë një zhanër, të cilave Adolf Muschg u kthehet vazhdimisht nga e para që prej mbi dyzet vjetësh. Ato nuk njohin kufij në kohë e hapësirë. Ato zhvillohen si në terrenin kodrinor të Zelandës së Re, ashtu edhe në një latifonde në Argjentinë. Ato kanë si dekor një fshat malor në Zvicër dhe visoret anonime të një qyteti të madh bashkëkohor. Janë ngjarje me spektrin më të gjerë që mund të mendohet. Bëhet fjalë për dashurinë mes burrit dhe gruas, për dashuri mes miqsh, për dashurinë ndaj fëmijës e për incest, dhe vazhdimisht për dashurinë në formën e saj më të ngatërruar e madje të shformuar, për fajin, pafuqinë, dështimin, revoltën, dhunën. I shprehur në tonin ekspresiv të një të prekuri emocional, apo i mbajtur shënim me gjakftohtësinë e një protokolluesi.

Vëllimi me tregime Wenn es ein Glück ist [Në se është fatmirësi] nga Adolf Muschg ka dalë në maqedonisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Elizabeta Lindner nën titullin Доколку е тоа среќа pranë Blesok, Shkup, dhe në sllovenisht (sprovë për lexim) përkthyer nga Amalija Maček dhe Anja Uršič nën titullin Če je to sreča pranë botimeve Nova revija, Lubjanë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d