përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Tkalec, Daniela

.

tkalec danielaDaniela Tkalec u lind më 1963 në Zagreb. Shkollën ajo e bëri në Gjermani, por pastaj u kthye në Kroaci dhe studioi në qytetin e saj të lindjes për gjuhë e letërsi gjermane si edhe gjuhë e letërsi franceze. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi fillimisht si mësuese e gjermanishtes, pastaj iu kthye përkthimeve. Ndër të tjera ajo ka përkthyer nga gjermanishtja në kroatisht vepra të autorëve Franz Werfel, Novalis, Johann Wolfgang von Goethe, Gustav Meyrink dhe Hildegard von Bingen. Daniela Tkalec ka qenë edhe botuese. Ajo pat themeluar shtëpinë e vet botuese Scarabeus, ku pat botuar vepra filozofike, antropologjike dhe historiko-fetare si dhe përralla e letërsi fantastike.

Më 18 shkurt 2013 Daniela Tkalec vdiq krejt papritur në qytetin e saj të lindjes, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d