përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Die aufschimmernde Nachtseite. Kreativität und Offenbarung in den Naturwissenschaften

Fischer, Ernst Peter.

fischer_nachtseiteSi e fitoi sigurinë së brendshmi Kepleri shumë kohë më parë sesa të dëshmohej astronomia e tij revolucionarizuese? Përse mbrohej Goetheja në mënyrë „instinktive" ndaj doktrinës së ngjyrave të Newtonit? Çfarë e shtyu Einsteinin që ta kundërshtonte ashpër idenë e komplementaritetit? Si mbërriti Paulingu të diktonte befas molekulat e mëdha biologjike? A ekzistoi ndonjë përvojë mistike kur Heisenbergu gjeti formulën matematike të teorisë së atomeve? Hulumtuesit origjinalë shpesh përjetojnë zbulesa të papritura. Gjetjet e reja ata shpesh i ndeshin në mënyrë tejet „irracionale", dmth me anë të intuitës ose duke kundërshtuar diçka. Ndërkaq rrallë bëhet pyetja se çfarë fshihet pas një fryme të tillë krijuese. Ernst Peter Fischer gjurmon shembujt më të habitshëm nga historia e zbulimeve në shkencat natyrore. Në qendër të vëmendjes është përballja e fizikanit gjenial Wolfgang Pauli me C. G. Jungun, në rrugën drejt ripërftimit të ndriçimit emocional gjatë hulumtimit të unitetit të natyrës.

Ana vezulluese e natës. Shpirti krijues dhe zbulesa në shkencat e natyrës do të botohet së shpejt në përkthimin kroatisht të Boris Perić pranë botimeve Naklada Ljevak, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d