përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Maglajac, Mirsad

.

maglajac mirsad© Martin MaiMirsad Maglajac (lindur më 1969) e kaloi fëmijërinë dhe periudhën e shkollës në qytetin Modriča, në veri të Bosnjës. Ai fillimisht studioi për gjuhë dhe letërsi sllavojugore në Universitetin e Sarajevës dhe më 1993 shkoi si refugjat në Berlin. Falë mbështetjes së fondacionit “George Soros” ai studioi për sociologji, shkenca politike dhe serbistikë/kroatisikë në Universitetin Humboldt të Berlinit. Pas përfundimit të magjistraturës më 1998 ai u kthye në Sarajevë si koordinator i një projekti zhvillimor. Angazhimin e tij në fushën e bashkëpunimit zhvillimor ai e vazhdoi më tej më 2002 si bashkëpunëtor i Ambasadës Gjermane në Beograd. Prej vitit 2006 ai jeton sërish në Berlin, ku punon për Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Së bashku me Synke Thoss ai ka përkthyer në gjermanisht romanin Das Buch Adem Kahrimans geschrieben von Nedžad Ibrišimović, dem Bosnier të autorit bosnjak Nedžad Ibrišimović si dhe shumë artikuj letrarë e gazetaresk për revistat gjermane. Mirsad Maglajac ka marrë një bursë pune për kolegjin evropian të përkthyesve në Straelen nga fondacioni “Robert Bosch” për përkthimin e romanit të Nicol Ljubićit Meeresstille. Përkthimi i këtij libri në bosnjisht me titull Bonaca je tuga ka dalë në maj 2012 te botimet sarajevase Connectum.

partner projektesh

traduki partners 2014 d