përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Gašić, Nada

.

gasic nada by ognjen alujevic© Ognjen AlujevićNada Gašić u lind më 1950 në Maribor (Slloveni). Prej vitit 1952 autorja jeton në Zagreb (Kroaci). Ajo ka studiuar për sociologji dhe kroatistikë në Universitetin e Zagrebit dhe e mbrojti doktoratën me një punim për marrëdhëniet kulturore kroato-çeke në Universitetin e Pragës. Më pas ajo u bë lektore për gjuhë dhe letërsi kroate në universitetet e Pragës, Bërnos dhe Petërburgut dhe punoi si bashkëpunëtore në projekte të ndryshme enciklopedish dhe fjalorësh dhe si drejtore e një shtëpie botimi. Gašić ka përkthyer ndër të tjera nga çekishtja romanin Ushtari i mirë Shvejk të Jaroslav Hashekut. Me Mirna ulica, drvored [Rrugë e qetë, me pemë], romani i saj i parë policor, i cili është njëkohësisht edhe një studim i mrekullueshëm sociologjik dhe psikologjik i Zagrebit të sotëm, ajo u bë e njohur brenda natës. Edhe romani i saj i dytë Voda, paučina [Ujë, rrjetë merimangash] u pranua mjaft mirë si nga kritikët ashtu edhe nga lexuesit në Kroaci.

partner projektesh

traduki partners 2014 d