përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Hitlers Volksstaat. Raub, Rassenkrieg und nationaler Sozialismus

Aly, Götz.

237 AlyGötz Aly vrojton nga një perspektivë, qe e tregon Rajun e Tretë si diktaturë hatëresh. Hitleri, drejtuesit e qarqeve, ministrat dhe sekretarët e shteteve bënin politikë klasike në varësi të klimës. Ata çdo ditë pyesnin veten, se si mund ta siguronin kënaqësinë e shumicës së popullsisë gjermane. Me jep e merr ata blinin miratimin ose të paktën indiferencën e saj me anë të një morie privilegjesh tatimore, me miliona tonë ushqimesh të vjedhura dhe me rishpërndarjen e pronës “së arianizuar” të hebrenjve të përndjekur dhe të vrarë në të gjithë Evropën. Gjatë luftës së Dytë Botërore gjermanët kanë qenë më mirë se kurrë, te socializmi nacional ata shikonin formën jetësore të së ardhmes – ngritur mbi rrëmbime, luftë racore dhe vrasje.

Hitlers Volksstaat. Raub, Rassenkrieg und nationaler Sozialismus [Shteti popullor i Hitlerit. Grabitje, luftë racore dhe socializëm nacional] nga Götz Aly ka dalë në kroatisht ( sprovë për lexim), përkthyer nga Daniela Tkalec, nën titullin Hitlerova socijalna država. Pljačka, rasni rat i nacionalni socijalizam te botimet Fraktura, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d