përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Aly, Götz

.

goetz aly by katja lenz ddp images dapd© ddp images/dapd/Katja LenzGötz Aly, geboren 1947 në Heidelberg ka mbaruar Deutsche Journalistenschule në Mynih dhe ka studiuar për histori dhe shkenca politike në Berlin. Ai ka mbrojtur doktoratën dhe ka habilituar në Institutin “Otto Suhr” në Berlin. Aly ka bërë publikime të rëndësishme për politikën sociale dhe historinë nazizmit. Ai ka qenë redaktor i taz-it dhe i së përditshmes Berliner Zeitung dhe sot punon si autor i lirë. Më 2004 deri më 2006 Götz Aly ka qenë profesor mysafir për hulumtime ndërdisiplinore të Holokaustit në institutin “Fritz Bauer” në Frankfurt mbi Main e më pas ai u emërua për pesë vjet në Këshillin e Fondacionit të Muzeut të Hebrenjve në Berlin. Në semestrin dimëror 2012/13 ai ka dhënë mësim në Universitetin e Vjenës, në kuadër të profesurës “Sir Peter Ustinov”. Më 2002 Götz Aly u nderua me çmimin “Heinrich Mann”, më 2003 me çmimin “Marion Samuel”, më 2007 me Kryqin Federal për Merita në Shirit dhe më 2012 me çmimin “Ludwig Börne”.

partner projektesh

traduki partners 2014 d