përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Jaspers, Karl

.

jaspers karlKarl Jaspers, i lindur më 1883 në Oldenburg, ka studiuar fillimisht për drejtësi, pastaj mjekësi. Më 1909 ai mbrojti temën e doktoratës në Heidelberg. Gjatë kohës që punonte si mjek asistent në Klinikën Psikiatrike, ai habilitoi për psikologji. Që nga viti 1916 e më pas ka qenë profesor për psikologji, prej vitit 1921 për filozofi në Universitetin e Heidelbergut. Më 1937 e hoqën nga posti derisa u vendos sërish më 1945. Prej vitit 1948 deri më 1961 ai ka qenë profesor i filozofisë në Basel, ku vdiq më 1969. Jaspers konsiderohet si një nga përfaqësuesit kryesorë të filozofisë së ekzistencës. Shkrimet e tij – ato kapin mbi 30 vëllime – janë përkthyer në mbi 600 gjuhë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d