përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Und wir werden die Maschinen für uns weinen lassen

Komartin, Claudiu.

239 komartin„Një sintezë e shoqërisë së sotme rumune, sarkastike dhe plot shpresë njëkohësisht“, i pat karakterizuar Jan ­Koneffke poezitë e Claudiu Komartinit. Edhe vëllimi dygjuhësh me poezi të përzgjedhura rrëfen në harqe të mëdha kohore për vështirësitë e një shoqërie për ta lënë pas vetes të kaluarën totalitare të saj. Rrallë poezitë kanë arritur të përmbledhin kaq ndrydhshëm topitjen letargjike të një shoqërie që qëndron në vend dhe preferon më mirë të bëjë sikur nuk sheh. „I varrosur nga historia familjare“, kështu e quan djali i familjes këtë gjendje në ciklin „Väterchen“ (Babush), ku një dhespot tashmë pa dhëmbë është duke dhënë shpirt, që përgjuar nga dashuri-urrejtja e familjes që gjithmonë ka dëshiruar ta shohë të vdekur e që tani nuk është në gjendje as ta braktisë e as ta lërë të vdesë. Në ciklin „Überdosis“ (Mbidozë) dalin dëshirat dhe shpresat e veta vetëm si cungje të verbër nga (vetë-)mpirja me medikamente. Me ngadalë personazhet e Komartinit çajnë izolimin e individual e lënë të vijnë kujtimet dhe ndjenjat, miqësia dhe hareja.

Vëllimi dygjuhësh Und wir werden die Maschinen für uns weinen lassen [Dhe ne do t’i bëjmë makinat të qajnë për ne] i Claudiu Komartinit ka dalë në serinë poetike tradukita poezio te Edition Korrespondenzen, Vjenë. Përkthimet në gjermanisht (sprovë për lexim) i ka bërë Georg Aescht.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d