përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Aescht, Georg

.

aescht georgGeorg Aescht, lindur më 1953 në Codlea, Transilvani, Rumani, mbasi studioi për gjermanistikë dhe anglistikë në Universitetin Klausenburg/Cluj u bë mësues në gjimnazin në gjuhë gjermane të këtij qyteti transilvan. Krahas artikujve me kritika letrare në gjermanisht ai ka përkthyer edhe autorë rumunë dhe ka bashkëpunuar në hartimin e teksteve të letërsisë gjermane për gjimnaze. Më 1984 ai, së bashku me të shoqen dhe të bijën, u shpërngul për në Republikën Federale Gjermane. Pas një pune shtatëvjeçare si korrektor në radhitje ai u bë redaktor në Fondacionin e Këshillit Kulturor Gjermanolindor në Bonn, ku aktualisht redakton “Korrespondencën e Politikës Kulturore”. Krahas veprimtarisë së tij fejtoniste-publicistike, ai ka përkthyer edhe libra nga rumanishtja ose frëngjishtja të autorëve si Ion Agarbiceanu, Carmen Francesca Banciu, Filip Florian, Norman Manea, Gellu Naum, Alexandru Papilian, Andrei Plesu, Mihail Sebastian dhe Alexandru Vona dhe ka punuar edhe si editor.

partner projektesh

traduki partners 2014 d