Shtyp

Komartin, Claudiu

.

claudiu komartin by cato lein© Cato LeinClaudiu Komartin u lind më 1983 në Bukuresht, ku jeton si poet, kritik letrar dhe përkthyes. Që në moshën 20-vjeçare ai botoi vëllimin e tij me poezi, për të cilin ka marrë disa çmime Păpușarul și alte insomnii [Luajtësi me kukulla dhe gjumëprishje të tjera]. Pasuan vëllimet Circul domestic [Cirk shtëpiak, 2005] dhe Un anotimp în Berceni [Një stinë në Berceni, 2009], të cilat gjithashtu janë vlerësuar me çmime. Me vëllimin e përzgjedhur nga vetë autori Und wir werden die Maschinen für uns weinen lassen [Dhe ne do t’i bëjmë makinat të qajnë për ne] poezitë e Claudiu Komartinit iu prezantuan publikut të gjuhës gjermane për herë të parë më 2012 në serinë tradukita poezio të Edition Korrespondenzen.