përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Träume

Benjamin, Walter.

247 benjamin traeumeNjë libër, që e prezanton Walter Benjaminin si ëndërrimtar të madh dhe si një nga teoricienët më të rëndësishëm të ëndrrës. Me të del në pah një anë e veprës së tij, të cilës deri tani i ishte kushtuar shumë pak vëmendje, por që ka pasur një rëndësi qendrore për shkrimin dhe mendimin e tij. Pjesa e parë përmbledh shënimet e ëndrrave të autorit, e dyta reflektimet e tij teorike për ëndrrën duke filluar nga aforizma të shkurtra, duke vazhduar në shtjellime më të mëdha për letërsinë e ëndrrës dhe deri në historiografinë e ëndrrës e konceptimin politik të “kolektivit të ëndrrës” dhe zgjimit të tij.

Träume [Ëndrra] e Walter Benjaminit ka dalë në rumanisht (sprovë për lexim), përkthyer nga Andrei Anastasescu, nën titullin Vise, te botimet Editura ART, Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d