përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Andreev, Alexander

.

andreev aleksanderAlexander Andreev, i lindur më 1956 në Sofje, është autor, gazetar dhe përkthyes si edhe drejtues i Redaksisë Bullgare të Deutschen Welle-s (TV dhe Online) në Bonn. Krahas dy librave me prozë dhe një libri tematik, ai ka botuar shkrime në vëllime të përmbledhura në Gjermani, Austri, Bullgari, Belgjikë, Britani të Madhe dhe në Holandë. Ai ka përkthyer ndër të tjera në bullgarisht vepra nga Günter Grass, Thomas Bernhard dhe Rainer-Maria Rilke. Më 1995 ai u nderua me çmimin e parë të Shoqatës së Përkthyesve Bullgarë. Ai ka fituar edhe disa çmime si gazetar, ndër të tjera edhe Çmimin e Madh të Gazetarisë së Komisionit të BE-së për Bullgarinë (2008). Alexander Andreev punon gjithashtu edhe si pedagog dhe këshilltar politik, ai ka qenë anëtar kryesie i EALIZ (Austri) dhe anëtar i Kolegjit Evropian të Përkthyesve në Straehlen (Gjermani).

partner projektesh

traduki partners 2014 d