përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Bremer, Alida

.

bremer_alida

Alida Bremer, e lindur më 1959 në Split, studioi letërsi të krahasuar, romanistikë, sllavistikë dhe gjermanistikë në Beograd, Romë, Saarbrücken dhe Münster. Pasi mbrojti doktoratën punoi disa vjet si bashkëpunëtore shkencore dhe pedagoge në Universitetet e Münsterit dhe Giessenit. Drejtoi projektin „Kroacia temë qendrore e Panairit të Leipzigut 2008“ dhe temën e Europës Juglindore, organizuar në vitet 2009-2011 nga fondacioni Robert Bosch, TRADUKI dhe Panairi i Leipzigut. Në kuadër të TRADUKI-t, ajo punoi për shumë vite si bashkëpunëtore e lirë pranë Fondacionit "S. Fischer". Në vitet 2008-2009 mori bursën Grenzgänger (Kufij-kapërcyes) të fondacionit Robert Bosch. Alida Bremer është përgatitëse e një numri antologjish të letërsisë kroate dhe përkthyese e një numri veprash nga kroatishtja, serbishtja dhe bosnjishtja, ndër të tjera nga Ivana Sajko, Edo Popović, Delimir Rešicki, Marko Pogačar, Zvonko Maković, Roman Simić, Predrag Matvejević, Veljko Barbieri.

partner projektesh

traduki partners 2014 d