përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Drndić, Daša

.

drndic dasaDaša Drndić (1946-2018) u lind në Zagreb dhe nga viti 1953 jetonte në Beograd, ku studioi letërsi dhe angistikë. Ka qenë bashkëpunëtore shkencore me bursën Fulbright në Universitetin e Southern Illinois dhe më pas studioi në Universitetin Case Western Reserve në Ohio. Në Beograd punoi si redaktore botimesh, mësuese e anglishtes dhe redaktore radiodramash. Në vitin 1992 u shpërngul në Rijekë, nga ku në vitin 1995 emigroi me të bijën në Kanada. Aty dha mësim në Universitetin e Torontos deri në vitin 1997. Pas kthimit punonte si pedagoge e anglishtes në Universitetin e Rijekës, ku kishte mbrojtur doktoraturën. Daša Drndić shkroi romane, ese, pjesë për radio dhe kritika letrare dhe përktheu autorë të shumtë të njohur nga anglishtja. Kohët e fundit janë botuar romanet e saj të vlerësuara me shumë çmime Sonnenschein (2007), April u Berlinu (2009), Belladonna (2012) dhe EEG (2016).

partner projektesh

traduki partners 2014 d