përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Drndić, Daša

.

drndic dasaDaša Drndić u lind më 1946 në Zagreb. Ajo ka studiuar në Beograd, Illinois dhe Ohio. Që nga viti 1972 deri më 1992 ajo ka punuar si redaktore radiodramash në Radio Beograd. Më 1992 Daša Drndić u shpërngul në Rijeka të Kroacisë. Më 1993 ajo punoi për një vit për Komisariatin e Lartë të Refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), para se më 1995 të mërgonte në Kanada së bashku me të bijën dymbëdhjetëvjeçare. Nga viti 1995 deri më 1997 ajo ka dhënë mësim në University of Toronto dhe ka shkruar romanin Umiranje u Torontu. Daša Drndić ka mbrojtur temën e doktoratës me një studim për Lillian Hellman dhe sot është pedagoge për anglistikë në Rijeka. Ajo ka përkthyer një numër të madh autorësh me emër nga anglishtja dhe shkruan ese, romane dhe kritika letrare. Roman i saj i parë Sonnenschein (Fraktura, Zagreb 2007) u nderua me çmimet letrare “Fran Galović” dhe “Kiklop” si romani më i mirë i vitit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d